🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,865 ▲ +0.32% ETH $2,247 ▲ +0.54% XRP $1.3483 ▼ -0.21% SOL $84.6200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Të plagosurat e zjarrit në Krujë, 8 në gjendje të rëndë

11 të plagosurat nga djegia e autobusit me 31 pasagjerë në Krujë, ndodhen në repartin e Djegies në QSUT, ku 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mjekët e spitalit folën për mediat duke bërë një rezyme të gjendjes. Ata thanë se të gjithë të plagosurit janë gra, tetë prej të cilave me djegie mbi 50 përqind të trupit.

Nga këto tetë, tre, që janë edhe të moshuara në moshë, janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër është më e qëndrueshme.

Mjekët thonë se njëra prej pacienteve do të transferohet në repartin e toksikologjisë pasi nuk ka djegie të mëdha në trup, por ka thithur shumë tym.

Ekipi mjekësor shtoi se shërbimi është i kompletuar, qoftë në pajisje, ashtu edhe në medikamente dhe se nuk ka nevojë që të shoqërohet jashtë asnjë prej pacientëve.

Pavarësisht se mjekët thonë që kanë në dispozicion si pajisjet ashtu edhe medikamentet për t’u dhënë kujdesin e nevojshëm mjekësor të lënduarave nga flakët që përfshinë autobusin në Krujë, autoritetet shqiptare janë vendosur në kontakt me një qendër të specializuar në Greqi.

“Kemi vendosur kontakt me një qendër të specializuar djegiesh në Athinë dhe nëse do të jetë e nevojshme në ditët në vijim do të kërkojmë ndihmën e tyre”, tha ministri Ilir Beqaj.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaroi se mjeti me të cilin po udhëtonin besimtarët, sipas dokumentacionit të Bashkisë ishte brenda ligjit dhe afateve ligjore të funksionimit të tij.

Deklaratat e ministrit Beqaj dhe kryebashkiakut Leli u bënë pas vizitës tek 11 personat e plagosur që ndodhen në QSUT.

Në spital, të plagosurat i vizitoi edhe Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa Lulzim Basha shpërhu ngushëllimet për viktimën dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarat përmes një postimi në rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.