🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

TEKNOLOGJI – Singapori do të përdorë robotë për të ndërhyrë gjatë përleshjeve në burgje

SINGAPOR, 3 shtator /ATSH – AA/ – Singapori po përgatitet të vendosë robotë për patrullimin e burgjeve dhe ndërhyrjen në rast përleshjesh, duke filluar nga tetori, raportoi të enjten The Straits Times.

Shërbimi i Burgjeve i Singaporit (SPS) planifikon të testojë për tre muaj një robot 510 kilogramësh, të pajisur me sprej piperi.

Roboti, i lartë 157 centimetra, i quajtur “Roboti i Burgjeve për të Eliminuar Konfliktet dhe Kërcënimet” (PROTECT), është zhvilluar nga SPS dhe Agjencia për Shkencë dhe Teknologji e Ekipit të Brendshëm (HTX).

Roboti do të patrullojë oborret e burgjeve në orare të ndryshme gjatë ditës.

Gjatë një incidenti, ai do t’i paralajmërojë të burgosurit të largohen dhe do të spërkasë me sprej piperi ata që nuk i binden urdhrit. Spreji mund të arrijë deri në pesë metra dhe të zgjasë rreth 20 sekonda.

Roboti gjithashtu do të transmetojë drejtpërdrejt pamje dhe audio te zyrtarët në Qendrën e Kontrollit të Njësisë Korrektuese.

SPS-ja tha se roboti është ende në zhvillim dhe aktualisht nuk mund t’i zbulojë dhe t’u përgjigjet vetë incidenteve.

Roboti përdor inteligjencën artificiale për të njohur njerëzit dhe për të lëvizur duke shmangur pengesat.

Tre robotë do të testohen në tri institucione të ndryshme gjatë periudhës së provës.

Shkalla e sulmeve në vend është rritur nga 54,4 sulme për 10.000 të burgosur në vitin 2024 në 76,7 në vitin 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.