🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.07%
DOW 53,655 ▲1.12%
NASDAQ 26,606 ▲1.48%
NAFTA 91.64 ▲0.69%
ARI 4,524 ▲2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,454 ▲ +5.49% ETH $2,513 ▲ +5.19% XRP $1.4698 ▲ +9.41% SOL $105.3800 ▲ +6.14%
S&P 500 7,748 ▲1.07 % DOW 53,655 ▲1.12 % NASDAQ 26,606 ▲1.48 % NAFTA 91.64 ▲0.69 % ARI 4,524 ▲2.48 % S&P 500 7,748 ▲1.07 % DOW 53,655 ▲1.12 % NASDAQ 26,606 ▲1.48 % NAFTA 91.64 ▲0.69 % ARI 4,524 ▲2.48 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kosova

Raportim apo “larje hesapesh”, çka ishte raportimi i Blerim Isufajt në KPK?

Akuza, kritika, e herë pas here debat me tone të larta karakterizuan raportimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Por, kjo qasje nga të dy palët po kritikohet nga anëtarë të shoqërisë civile, të cilët thonë se një raportim i tillë nuk duhet të ndodhë asnjëherë në institucione.

“Pamjet të cilat i kemi parë dje dëshmojnë një mosmenaxhim adekuat të mbledhjes, një mbledhje e cila u diskutua me tone dhe nuk u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që nuk jep një mesazh të mirë pozitiv për sistemin prokurorial të Kosovës”, ka thënë Flamur Kabashi nga IKD.

Kabashi thotë se është pozitiv hapi që kryeprokurorët e Prokurorive të raportojnë në Këshillin Prokurorial, por jo në një formë të tillë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas ligjit për sistemin prokurorial dhe plotësim ndryshimin e saj është trup e cila menaxhon me sistemin prokurorial dhe llogaridhënia dhe transparenca në kuptim të mbajtjes së raportimeve është tejet pozitive por forma që u mbajtën ato raportime ishte situatë që nuk u menaxhua në mënyrën më te mirë të mundshme”, ka shtuar Kabashi.

Për avokatin Arbër Jashari, kjo përballje më shumë ishte larje hesapesh sesa një raportim që foli për punën e Prokurorisë.

“Ishte shumë e qartë se disa anëtarë të Këshillit Prokurorial kishin ngarkesa, emocione dhe kjo nuk është aspak profesionale sepse KPK-ja dhe mbledhjet e tilla kanë një karakter shumë të lartë dhe do duhej të zgjidhej gjuha dhe do duhej të zgjidhej mënyra se si duhet të komunikohet me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, tek e fundit disa prej prokurorëve aty janë tri nivele nën nivelin e tij profesional”, ka thënë Jashari.

Blerim Isufaj, i cili ka qenë i propozuar për Kryeprokuror të Shtetit por nuk është dekretuar, ishte akuzuar nga anëtarët e KPK-së se ka pasur ndikim në shkarkimin e ish-ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi./TV Dukagjini

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.