🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,749 ▲1.07%
DOW 53,681 ▲1.17%
NASDAQ 26,587 ▲1.41%
NAFTA 91.39 ▲0.42%
ARI 4,524 ▲2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,503 ▲ +5.52% ETH $2,512 ▲ +5.21% XRP $1.4656 ▲ +8.99% SOL $105.1700 ▲ +5.92%
S&P 500 7,749 ▲1.07 % DOW 53,681 ▲1.17 % NASDAQ 26,587 ▲1.41 % NAFTA 91.39 ▲0.42 % ARI 4,524 ▲2.48 % S&P 500 7,749 ▲1.07 % DOW 53,681 ▲1.17 % NASDAQ 26,587 ▲1.41 % NAFTA 91.39 ▲0.42 % ARI 4,524 ▲2.48 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohe

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar për goditjen e grupit të dyshuar për dhunimin dhe kërcënimin me gjobë 5 milionë euro ndaj biznesmenit Vasil Bedinaj në Orikum.

Janë publikuar edhe pamjet e automjetit të dytë të ndaluar në Fier.

Ndjekja për kapjen e mjetit ka vijuar edhe në akset lidhëse me qarqet fqinje.

Rreth orës 13:00, shërbimet e DVP Fier ndaluan te Mbikalimi i Memorialit mjetin e dytë të shpallur në kërkim, i cili drejtohej nga 40-vjeçari nga Kosova, Blerim Heta, tashmë i arrestuar.

“Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete,” informoi Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu.

Kapja e makinës së dytë ka ndihmuar hetuesit edhe për rindërtimin dhe kronologjinë e ndjekjes së autorëve përgjatë disa qarqeve.

Katër persona u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Dinamika e ndjekjeve policore

Ngjarja ka nisur të zhvillohet rreth orës 12:00, kur një nga mjetet e përfshira ka tentuar t’i shmanget postbllokut të ngritur nga autoritetet.

“Në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip ‘Range Rover’, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj,” informoi Ndreu.

Në këtë mjet udhëtonin tre nga personat kryesorë të arrestuar: shtetasi Luan Muça, i cili drejtonte makinën, si dhe dy pasagjerët Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër dhe punonjës të shoqërisë private të sigurisë “Seat Security”. Gjatë kontrollit të “Range Rover”-it të aksidentuar, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me një krehër të mbushur me 16 fishekë luftarakë.

Përpjekja e autorëve për të humbur gjurmët ka kulmuar rreth orës 16:30 në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, ku është gjetur duke u djegur një automjet i tretë i llojit “Audi A8”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë fazës fillestare të sulmit në Orikum.

Deri në këto momente, bilanci i operacionit numëron 5 persona të arrestuar në flagrancë dhe 6 të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.