🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,754 ▲1.14%
DOW 53,671 ▲1.15%
NASDAQ 26,625 ▲1.55%
NAFTA 91.46 ▲0.49%
ARI 4,530 ▲2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,044 ▲ +4.74% ETH $2,506 ▲ +4.68% XRP $1.4604 ▲ +8.88% SOL $104.9500 ▲ +5.49%
S&P 500 7,754 ▲1.14 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,625 ▲1.55 % NAFTA 91.46 ▲0.49 % ARI 4,530 ▲2.61 % S&P 500 7,754 ▲1.14 % DOW 53,671 ▲1.15 % NASDAQ 26,625 ▲1.55 % NAFTA 91.46 ▲0.49 % ARI 4,530 ▲2.61 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Bota

ANALIZË – Trump përballë Iranit: Presion ekonomik dhe kërcënim për sulme të reja

– Përballë një qeverie iraniane që nuk po tërhiqet pavarësisht fushatës së gjerë ushtarake amerikane, presidenti Donald Trump duket se po ndjek një strategji me dy drejtime, presion ekonomik ndaj Iranit dhe mundësi për shtimin e sulmeve ushtarake, shkruan AP.

Administrata Trump ka nisur javën e kaluar “Operacioni i izolimit ekonomik”, një fushatë për të izoluar Iranin nga partnerët e tij tregtarë në botë.

Ndërkohë, SHBA-ja ka rifilluar sulmet ushtarake ditët e fundit, ndërsa Irani është kundërpërgjigjur, duke rritur frikën për një luftë të gjerë në rajon.

Megjithatë, sanksionet e ashpra dhe sulmet ushtarake nuk kanë bërë që udhëheqja iraniane të tërhiqet.

Përplasja po shkakton rritje të çmimeve të energjisë dhe pasiguri në ekonominë globale, ndërsa mbështetja për mënyrën se si administrata Trump po e menaxhon luftën, është zbehur, në prag të zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin amerikan.

Trump tha dje se beson se konflikti nuk do të zgjasë shumë më tepër, por mohoi se çmimet e larta të karburanteve apo ndikimi i luftës mund të dëmtojnë republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Një diplomat rajonal, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se as SHBA-ja dhe as Irani nuk po pranojnë të bëjnë lëshimin e parë, kryesisht për shkak të presioneve të brendshme politike.

Ngushtica e Hormuzit, pikë kyçe e konfliktit

Një nga çështjet kryesore është Ngushtica e Hormuzit, rrugë detare strategjike për transportin e naftës.

Trafiku i anijeve në këtë zonë ka rënë ndjeshëm, për shkak të rrezikut të sulmeve dhe kontrolleve të vendosura nga Irani.

Para luftës, në këtë ngushticë kalonin 130 ose më shumë anije në ditë, ndërsa javën e kaluar u regjistruan vetëm 102 kalime.

Shtëpia e Bardhë tha se bllokada detare ndaj Iranit vazhdon dhe se operacioni ekonomik synon t’i ndërpresë regjimit iranian, burimet e mbetura të financimit.

SHBA-ja kërcënon me masa të reja

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se kostoja kryesore për Iranin do të jetë ajo ekonomike, por SHBA-ja rezervon të drejtën të përdorë forcën ushtarake nëse është e nevojshme.

Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, pretendon se ekonomia dhe regjimi iranian po dobësohen rëndë si pasojë e sanksioneve.

Sipas analistëve, strategjia amerikane tani është një kombinim i sulmeve ushtarake, bllokadës detare dhe presionit ekonomik, ndërsa Irani vazhdon të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve amerikane dhe aleatëve të SHBA-së në rajon.

Një tjetër faktor që e vështirëson situatën janë mosmarrëveshjet brenda udhëheqjes iraniane.

Presidenti Masoud Pezeshkian mbështet një zgjidhje përmes negociatave, ndërsa grupet më të ashpra brenda regjimit, kërkojnë vazhdimin e përballjes me SHBA-në.

Ekspertët e përshkruajnë situatën si një “betejë qëndrueshmërie” mes SHBA-së dhe Iranit, ku asnjëra palë nuk dëshiron të duket se është dorëzuar. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.