🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,341 ▼ -0.38% ETH $1,995 ▲ +0.44% XRP $1.3370 ▲ +0.67% SOL $82.7200 ▼ -0.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Rebelët Houthi sulmojnë Izraelin për herë të parë që nga fillimi i luftës

Rebelët Houthi të Jemenit, aleatë me Iranin, morën përgjegjësinë sot për sulmin e tyre të parë ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar një lëshim rakete nga Jemeni.

Houthët kishin kërcënuar një ditë më parë se do t’i bashkoheshin konfliktit të shkaktuar më 28 shkurt nga ofensiva izraelito-amerikane kundër Iranit.

Në një deklaratë video të lëshuar në X, zëdhënësi i tyre Yahya Saree deklaroi se lëvizja kishte kryer “operacionin e saj të parë” kundër Izraelit dhe kishte goditur “vendndodhje ushtarake të ndjeshme armike” në një sulm me raketa balistike.

Më herët sot, ushtria izraelite tha se kishte aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore pasi “identifikoi një lëshim rakete nga Jemeni drejt territorit izraelit”.

Houthët janë aleatë me Teheranin brenda asaj që Irani e ka quajtur “boshti i rezistencës” kundër Izraelit, së bashku me Hezbollahun libanez, Hamasin palestinez dhe grupet e armatosura irakiane pro iraniane.

“Ne jemi të gatshëm për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në rast të një aleance të re me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin kundër Iranit (…), kryerjes së operacioneve armiqësore kundër Iranit ose çdo vendi mysliman nga Deti i Kuq (…), dhe në rast të përshkallëzimit të vazhdueshëm kundër Republikës Islamike të Iranit”, deklaroi Yahya Saree në një video të publikuar dje në X.

Këta kryengritës pro iranianë, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe të Jemenit, kryen sulme të shumta kundër Izraelit dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, midis viteve 2023 dhe 2025.

Sulmet e tyre me raketa dhe dronë ndërprenë rëndë trafikun në këtë rrugë ujore strategjike, e cila tani përdoret në veçanti nga Arabia Saudite për të eksportuar naftën e saj pa kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, ku lundrimi është i bllokuar nga Teherani./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.