🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.46 ▼5.3%
ARI 4,575 ▲3.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,820 ▲ +1.12% ETH $2,193 ▲ +1.36% XRP $1.4285 ▲ +0.58% SOL $93.2300 ▲ +1.7%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Temperaturat e larta/ Ngordhin midhjet në liqenin e Butrintit

Reth 90% e prodhimit të midhjes në liqenin e Butrintit janë dëmtuar. Kultivuesit e vendosur në zonën e Manastirit ankohen për ngordhje masive të vargjeve të midhjeve në një gjatësi 70 cm – 1 m për shkak të temperaturave deri në 40 gradë.

Zonat më të prekura sipas kultivuesit Hysen Mane janë ato që preken më pak nga qarkullimi i rrymave të ujit. Mane thotë se ka humbur 270 nga 300 tonë midhje që ka në impiant.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Peshkimit në Sarandë, shkaqet e këtij dëmtimi janë rritja e temperaturave të ujërave në lagunë, por dhe zgjatja e vargjeve të midhjeve përtej zonave të rekomanduara.

Por kultivuesit besojnë se shkak është bllokimi nga aluvionet i kanalit të Vivarit. Në liqenin e Butrintit zhvillojnë aktivitetin rreth 30 subjekte me gjithësej 78 impiante aktive.

Midhja, e dëmtuar prej ndryshimit të temperaturave në liqenin prej 1600 hektarë të Butrintit, shkon në 2.500 tonë.

Prodhimi vjetor i midhjeve bashkë me guaskën shkon në 13-15 mijë kuintalë, prej të cilëve vetëm 8-12 mijë shkojnë në tregun vendas dhe pjesa tjetër mbetet në ujë për mungesë tregu.

Tregtimi ndërkombëtar i midhjeve u ndërpre në vitin 1994 pas shpërthimit të gazit sulfurik që prodhoi tabani i liqenit të Butrintit dhe që intoksikoi midhjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.