☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,512 ▲0.16%
DOW 52,627 ▲0.59%
NASDAQ 26,127 ▼0.33%
NAFTA 68.26 ▼1.78%
ARI 4,091 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $60,062 ▲ +2.94% ETH $1,618 ▲ +3.27% XRP $1.0596 ▲ +2.06% SOL $77.6000 ▲ +6.03%
S&P 500 7,512 ▲0.16 % DOW 52,627 ▲0.59 % NASDAQ 26,127 ▼0.33 % NAFTA 68.26 ▼1.78 % ARI 4,091 ▲1.3 % S&P 500 7,512 ▲0.16 % DOW 52,627 ▲0.59 % NASDAQ 26,127 ▼0.33 % NAFTA 68.26 ▼1.78 % ARI 4,091 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Masa për ç’rrënjosjen e tuberkulozit, Salla: Mbi 247 mijë krerë gjedh të gjurmuar në 2025

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka rikonfirmuar angazhimin për kontrollin dhe ç’rrënjosjen e tuberkulozit në gjedh, si një element kyç për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, garantimin e sigurisë ushqimore dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë gjurmuar në total 247,701 krerë gjedh në të gjithë vendin, duke mundësuar identifikimin dhe ndërhyrjen në kohë për çdo rast pozitiv të konstatuar.

Sipas tij, këto masa janë pjesë e përpjekjeve për përmbushjen e standardeve të Bashkimi Europian, në kuadër të Kapitullit 12 që lidhet me sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe fitosanitare.

Në këtë drejtim, institucionet po punojnë për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm, përmes forcimit të disa komponentëve kyç, si: gjurmueshmëria e kafshëve,
kontrolli i lëvizjeve të tyre, regjistrimi i fermave, rritja e kapaciteteve laboratorike diagnostikuese si dhe zbatimi i masave të biosigurisë në fermë.

Ministri Salla ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryejnë veterinerët për vaksinimin e gjedhit në një fermë në komunën Gjilapal, fshati Likesh.

“Kjo fermë ka 40 krerë lopë që mbarështon dhe çdo vit ne kryejmë provën e gjurmimit për tuberkulozin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve blegtorale, garantimin e biosigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve”, u shpreh një nga veterinerët që po kryen kontrollin në këtë fermë.

Gjurmueshmëria për tuberkulozin në kafshët bujqësore është një domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, garantimin e sigurisë ushqimore dhe ruajtjen e shëndetit publik.

MBZHR u bën thirrje të gjithë fermerëve që të bashkëpunojnë ngushtë me shërbimin veterinar dhe të respektojnë programet kombëtare të kontrollit, me qëllim zbatimin efektiv të tyre dhe ndërtimin e një sektori blegtoral më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun europian.

//e.xh/a.f//

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.