☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,512 ▲0.16%
DOW 52,627 ▲0.59%
NASDAQ 26,127 ▼0.33%
NAFTA 68.26 ▼1.78%
ARI 4,091 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $60,062 ▲ +2.94% ETH $1,618 ▲ +3.27% XRP $1.0596 ▲ +2.06% SOL $77.6000 ▲ +6.03%
S&P 500 7,512 ▲0.16 % DOW 52,627 ▲0.59 % NASDAQ 26,127 ▼0.33 % NAFTA 68.26 ▼1.78 % ARI 4,091 ▲1.3 % S&P 500 7,512 ▲0.16 % DOW 52,627 ▲0.59 % NASDAQ 26,127 ▼0.33 % NAFTA 68.26 ▼1.78 % ARI 4,091 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria mund të tërheqë turistët që kishin planifikuar Lindjen e Mesme

Shqipëria mund të përfitojë nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke tërhequr turistët që ishin planifikuar për këtë rajon.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Besnik Vathi, në një intervistë për ATSH-në,  deklaroi se Shqipëria tashmë është një konkurruese e denjë në tregun ndërkombëtar.

“Edhe pse situata në Lindjen e Mesme ka krijuar pasiguri, Shqipëria është gati të ofrojë alternativa të sigurta dhe atraktive për turistët nga e gjithë bota, sidomos ata që do të shmangin vendet e konfliktit”, deklaroi Vathi.

Ai theksoi se përgatitjet e industrisë turistike shqiptare janë të plota për sezonin veror, por edhe për turizëm gjatë gjithë vitit, me produkte që përfshijnë turizmin kulturor, historik, natyror, turizmin e të rinjve dhe turizmin e qyteteve me qëndrime të shkurtra.

“Shqipëria tashmë është një konkurruese e denjë në tregun ndërkombëtar. Nga situata në Lindjen e Mesme, mund të përfitojmë nga devijimi i flukseve turistike drejt destinacioneve më të sigurta, duke rritur vizitat jo vetëm nga rajoni, Europa, por dhe më gjerë”, shtoi ai.

Ai nënvizoi se situata aktuale është e paparashikueshme dhe pasiguria ka ndikuar në ndërprerjen e menjëhershme të prenotimeve nga tregjet e Lindjes së Mesme.

“Turizmi është industria e parë që ndikohet nga konflikte të tilla, dhe vendimmarrja e turistëve është shumë e ndikuar nga perceptimi i sigurisë”, theksoi Vathi.

Megjithatë, ai theksoi se në rast stabilizimi, Shqipëria mund të përfitojë nga rritja e flukseve turistike.

“Nëse situata lokalizohet, turistët që kishin planifikuar Lindjen e Mesme mund të orientohen drejt Shqipërisë, e cila ofron jo vetëm siguri, por edhe një gamë të gjerë produktesh turistike”, deklaroi Vathi.

Duke u ndalur te gjeografia e turistëve në vitet e shkuara, Vathi vuri në dukje se turistët kryesorë vijnë nga rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Greqinë, ndërsa turizmi etnik mbetet një faktor i rëndësishëm për vizitorët që qëndrojnë më gjatë.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë, sidomos në Itali, Gjermani dhe Angli, luajnë një rol kyç në turizmin shqiptar”, tha ai.

Në vitin 2025, Shqipëria priti mbi 12,4 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rekord historik dhe duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të sektorit.

Autoritetet shqiptare e konsiderojnë turizmin si një sektor strategjik për ekonominë dhe synojnë që vendi të pozicionohet si destinacioni kryesor turistik në Ballkan deri në vitin 2030. /a.g/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.