☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tendera fiktivë, shkon në gjykatë dosja për 6 zyrtarë e Komunës Tropojë e Vjetër e 2 të tjerë

Prokuroria e Tropojës ka dërguar për gjykim 8 persona ndër të 6 janë zyrtarë lokalë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Tropojë e Vjetër, si edhe 2 të tjerë që janë përfaqësues të një subjekti privat, të akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikim të dokumenteve” në bashkëpunim.

tropoje-e-vjeter-1024x693Burimet zyrtare thonë se në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka marrë të pandehur kreun e Komunës Tropojë e Vjetër, Ram Kërtoçin, Haki Nezajn, Nënkryetar, i komunës, Man Malajn, me detyrë shef i Financës, Zeqir Hykajn, teknik Ndërtimi, Resmi Mulajn, sekretar, Fitim Pecin, punonjës në sektorin e pyjeve dhe Sami Isufin, Administrator i firmës së ndërtimit “B…”, e Ukë Kortoçi, punonjës i të njëjtit subjekt.

Fillimisht, ndaj këtyre personave, hetimi është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”, të cilat janë ekzekutuar në mars të vitit 2014. Më pas, gjykata vendosi të zbusë masat e sigurisë dhe hetimi i prokurorisë ndaj këtyre personave ka vijuar me masat “garanci pasurore” apo në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se zyrtarët lokalë, kanë kryer pagesat e plota për llogari të shoqërisë “B…”, duke i konsideruar 6 punime infrastrukturore të përfunduara, ndërkohë që nga verifikimi në terren rezulton se këto punime nuk kanë filluar ose nuk kanë përfunduar. Pagesat për shoqërinë “B…”, e cila ka fituar tenderin për këto punime, janë kryer duke falsifikuar dokumentet dhe me shpërdorim detyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.