☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.98 ▲1.58%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,149 ▲ +0.88% ETH $2,109 ▲ +2.41% XRP $1.3419 ▲ +1.57% SOL $83.4200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tenderi i uniformave/ SPAK: Aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle në banesa dhe zyra, hetohen 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë 

Një aksion është zhvillohet këtë paradite në Ministrinë e Brendshme. Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tenderi është mbajtur gjatë vitit 2020 dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO). Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga opozita dhe u bë kallëzim në 2020.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që janë hetuar nga SPAK në tenderin uniformave të policisë janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Edlira Naqellari 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, ishin anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.