Tërmet 4.9 ballë në Maqedoni, shkundet edhe Shqipëria
Lëkundje sizmike janë regjistruar në Tiranë vetëm pak sekonda më parë.
Mesohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kosel të Maqedonisë, 100 km nga Tirana dhe me thellësi 10 km.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës rihter dhe u regjistrua në orën lokale 13:18.
Per momentin nuk raportohen dëme as të lënduar, por lëkundja e tërmetit ka qenë e fortë dhe krijoi panik sidomos tek banorët e kateve të larta.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.