Ekonomia
“Tërmeti mësim për Shqipërinë“, Sizmologu grek: duhet të keni një hartë të re sizmike
January 10, 2020
0 1 minute read
Sizmiologu grek, Spiros Pavlidis, tregon se Shqipëria është vendi më sizmik në rajon dhe se janë të domosdoshme që masat antisizmike të kthehen në ligje për të pasur shtëpi të sigurta në të ardhmen.
“Në Greqi ne kemi një nga kodet më të mira sizmike, sepse ishin tërmetet që na detyruan ta realizonim. Si dhe çdo 5 vjet e ndryshojmë atë sepse ka gjetje të reja. Edhe ju këtu fillimisht duhet të merrni hapat shkencorë që kanë të bëjnë me gjeologjinë, sizmikën, ndërtimet në mënyrë që këto të dhëna të kthehen në ligje për shtetin duke mundësuar kështu ndërtime të qëndrueshme “, thotë ai.
E kundërta ndodh në vendin tonë. Pas tërmetit janë nxjerr mësimet.
“Kemi një kod të vjetër, edhe në përmbajtje për godinën por edhe për hartat që e ka me intesitete”, shprehet prof. Shyqyri Aliaj.
Ndaj, në një tavolinë me studiues nga rajoni , marr shkas nga tërmeti i 26 nëntorit synohet përpilimi i një kodi të ri sizmik, bazuar në eurokodin 8 të BE-së.
“Kjo të bëhet e miratuar sepse edhe harta qe aplikohet aktualisht eshte shume e vjeter, e miratuar ne vitin 1979, pra para rreth 40 viteve. Tërmeti i 26 nëntorit na detyroi që të bëhet kodi i ri sizmik e tu shërbejë ndërtimeve të ardhshme”, shton më tej Aliaj. Puna per kete kod te ri sizmik ka filluar ne vitin 2010.
Ndërkohë që të gjithë sizmiologët qetësojnë shqiptarët se një tërmet me atë magnitudë nuk ka për të ndodhur për një kohë të gjatë.
Me këtë forcë Durrësi e ka patur në vitin 1926, deri në 2019 bëhen 93 vite që do të thotë duhen gati një shekull për të shpërthyer një energji të tillë.
“Ligji i shpërndarjes së pasgoditjeve tregon se ky tërmet po vjen drejt shuarjes”.