☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Termocentralet me gaz, një në Korçë e një në Kuçovë

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka hapur perspektiva për ndërtimin e burimeve të reja energjetike në jug të vendit.

Sipas masterplanit të gazit në Shqipëri janë dy termocentrale të rinj që mund të ndërtohen në zonën e Korçës dhe të Kuçovës pranë gjurmës dhe stacioneve të pompimit ku kalon gazjellësi.

Si Korça dhe Kuçova kanë pasur më parë TEC me mazut, por që janë nxjerrë jashtë fuksionit prej dekadash. Ngritja e këtyre dy centrale me lëndë djegëse vjen si ide në një moment kur Shqipëria po kalon një krizë prodhimi energjie në Kaskadën e Drinit për shkak të thatësirës dhe mungesës së burimeve alternative.

TEC i Vlorës është jashtë funskionit dhe me teknologjinë që ka, kosto e prodhimit të energjisë del tepër e lartë. Edhe ai është parashikuar për t’u përshtatur për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë.

Termocentralet e reja parashikohen si koncesione dhe për të nxitur investimet e rëndësishme, në Kuvend ka mbërritur propozimi i Qeverisë që për investimet mbi 100 milionë euro në energjetikë dhe me fuqi të instaluar mbi 2 megavat, procedurat të përshpejtohen.

Termocentrali i Korçës është parashikuar me një fuqi prej 200 megavatësh dhe konsumi vjetor do të arrijë deri në 125 milion metra/kub gaz në vit. I njëjti nivel konsumi është parashkiuar edhe për TEC-in e Kuçovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.