Arte

Tetori Gjerman / 25 aktivitete kulturore në Edicionin e VIII-të

tetori-gjermanTeatër, filma, muzikë, diskutime dhe ekspozita, janë pjesët e programit të aktiviteteve që ofron diçka për pothuajse çdo shije “Tetori Gjerman” , i cili këtë vit do të mbahet për herë të tetë.

Një sukses i bukur dhe tanimë si një traditë e vërtetë, e cila mundësohet falë mbështetjes së partnerëve dhe sponsorëve të shumtë, rivjen përsëri këtë vjeshtë, si një festë shumë e veçantë e miqësisë gjermano-shqiptare, qe i fton që të gjithë të bëhen pjesë e këtij muaji festiv.

“Ideja qëndrore e Tetorit Gjerman është të bashkojë njerëzit dhe të krijojë rrjete lidhjesh mes tyre“, është shprehur Ambasadori i Republikës Federale të Gjemrmanisë në vëndin tonë, Hellmut Hoffmann.

Ambasadorë i RFGJ Në Tiranë, Hellmut Hoffmann

 

“Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të ngushta dhe mes partnerësh, si dhe zhvillohen në shumë nivele të ndryshme dhe Tetori Gjerman është një shembull i qartë për këtë e me siguri mjaft i arrirë, pasi ai e shpreh këtë larmi në mënyrë veçanërisht të gjallë dhe shumëngjyrëshe”, ka vijuar ai.

“Ftojmë shqiptarë dhe gjermanë të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe ta shndërrojnë Tetorin Gjerman të këtij viti në një festë krejt të veçantë të miqësisë gjermano-shqiptare“, ka shtuar Ambasadori në fjalën e tij përshëndetëse lidhur me aktivitetin, pasi ka falënderuar edhe partnerët dhe sponsorizuesit e shumtë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e Tetorit Gjerman.

Përgjatë katër javëve në qytete të ndryshme të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete në kuadër të Tetorit Gjerman, në të cilat në fokus do të jenë projektet ndërkufitare, që lidhin kulturën shqiptare me atë gjermane duke bërë bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet.

Organizimet kulturore dhe eventet artistike në kuadër të Tetorit Gjerman, si vënia në skenë e pjesës se dramaturgut gjerman Heiner Müller me titull “Hamlet-Makina“, koncertet e grupeve muzikore si, “Fiva“, “Fijuka“ dhe Christian Tschanz“ nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, së bashku me një grup muzikor shqiptar, të cilët do të japin një koncert ‚open air‘ në Tiranë dhe mjaft organizime të tjera, janë rasti më i mirë për artistët e rinj dhe publikun artëdashës të njohin nga afër arritjet e kulturës gjermane.

Të interesuarve për politikën, historinë dhe ekonominë, do t’ju prezantohen më 21 tetor, në “Ditën e Bashkëpunimit për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë“, arritjet e shënuara në këtë drejtim si dhe bashkëpunimi i ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button