☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,508 ▼1.49%
DOW 45,616 ▼0.88%
NASDAQ 21,643 ▼2.03%
NAFTA 97.96 ▲2.52%
ARI 4,515 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,159 ▼ -0.16% ETH $2,134 ▼ -0.33% XRP $1.4350 ▼ -0.69% SOL $89.0900 ▲ +0.26%
S&P 500 6,508 ▼1.49 % DOW 45,616 ▼0.88 % NASDAQ 21,643 ▼2.03 % NAFTA 97.96 ▲2.52 % ARI 4,515 ▼1.97 % S&P 500 6,508 ▼1.49 % DOW 45,616 ▼0.88 % NASDAQ 21,643 ▼2.03 % NAFTA 97.96 ▲2.52 % ARI 4,515 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Sporti

Teuta-Partizani , Kërnaja: Një sfidë mes rivalësh, synojmë 3 pikët

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të transmetohet në RTSH. Tekniku do të mungojë në stol sepse është i skualifikuar, por thekson se skuadra e tij do të synojë 3 pikët përballë një rivali të fortë.

Përballja e nesërme ndaj Teutës?

E kam theksuar gjithmonë që ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk duam të shikojmë fare se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse ne marrim ndeshjet tona atëherë pikët aty janë. Edhe Teuta vjen në një moment shumë të mirë, mos të harrojmë se fitoi ndaj Bylis, Tiranës dhe Dinamo City jashtë kështu që vjen në një moment shumë të mirë. Është një ndeshje e fortë mes rivalëve që luftojnë për vendin e katërt. Nuk dua fare të mendoj ndeshjet direkte, sepse janë shumë pikë në lojë. Janë edhe 7 ndeshje pas Teutës janë 21 pikë dhe nuk duam të rrezikojmë. Ne do të hyjmë sigurisht për 3 pikët do të luftojmë për 3 pikët dhe pjesën tjetër do t’ia lemë fushës.

Do të mungoni ndaj Teutës në stol si pasojë e skualifikimit. Ju vjen keq?

Gjithmonë e kam thënë që te Partizani nuk është një individ i vetëm si për lojtarët ashtu edhe për stafin. Jam shumë i kënaqur me punën e stafit Orit, Kushtrimit dhe Ralfit. Kam besim të plotë te të tre djemtë që nuk do të ndjehet aspak mungesa ime.

Mungesat në ekip?

Dihet kemi mungesën e Doumbia i cili u ndëshkua me karton të kuq ndeshjen e fundit. Vazhdojmë të kemi të dëmtuar Prekën, Markun dhe Isgandarli që ende nuk është shëruar plotësisht. Pjesa tjetër është e gatshme, ekipi ka lojtarë kështu që besoj që siç nuk janë ndier deri tani nuk do të ndihen as në ditët në vazhdim.

The post Teuta-Partizani në RTSH, Kërnaja: Një sfidë mes rivalësh, synojmë 3 pikët appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.