☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.12%
DOW 47,929 ▼0.53%
NASDAQ 22,875 ▲0.23%
NAFTA 98.27 ▲0.41%
ARI 4,784 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,042 ▲ +0.99% ETH $2,246 ▲ +1.21% XRP $1.3540 ▼ -0.3% SOL $84.7800 ▲ +0.55%
S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,929 ▼0.53 % NASDAQ 22,875 ▲0.23 % NAFTA 98.27 ▲0.41 % ARI 4,784 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,929 ▼0.53 % NASDAQ 22,875 ▲0.23 % NAFTA 98.27 ▲0.41 % ARI 4,784 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi anulon shkuarjen në New York, shkak situata e përshkallëzuar

Organi Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë sot në New York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Në seancën e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Washington DC, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq.

Mosardhja e zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Kosovë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe.

Bosht i raportit të fundit për zhvillimet në Kosovë, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka qenë thirrja për ndalje të dhunës për ç’gjë ai ka akuzuar drejtpërdrejt partitë opozitare.

“E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë,” thekson në raport Sekretari Ban.

Mbi bazë të këtij reflektimi të Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit, sot pasdite në New York Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë mbi raportin që përfshin periudhën raportuese prej 16 korrikut deri më 15 tetor.

Raporti thekson se janë ‘marrëveshjet e 25 gushtit që kanë nxitur protesta nga partitë opozitare të Kosovës, në përbërje të “Vetëvendosjes,” “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” dhe “Iniciativës për Kosovën”. Sekretari Ban në mënyrë kronologjike ka regjistruar në raport incidentet dhe ndërprerjet e punës së Kuvendit si rezultat i hedhjes së gazit lotsjellës dhe dhunës tjetër të përdorur. Veprimet që janë parë në tetor, sipas Sekretarit të Përgjithshëm janë ‘të papajtueshme me parimet dhe normat e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.’

Express

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.