🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.32 ▲3.08%
ARI 4,747 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,002 ▼ -1.2% ETH $2,182 ▼ -3.31% XRP $1.3314 ▼ -3.77% SOL $82.2700 ▼ -2.78%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.32 ▲3.08 % ARI 4,747 ▼0.63 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.32 ▲3.08 % ARI 4,747 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Do ta bëjmë Kosovën një vend me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi sot të gjithë qytetarët kosovarë për 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se “akti solemn i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 8 vite më parë është padyshim një ndër arritjet më të madhe historike të kombit tonë. Këto tetë vite të shtetit tonë dëshmojnë se projekti i suksesshëm i Kosovës si shtet sovran e i pavarur, përveçse ishte një domosdoshmëri historike që mundësoi vënien në vend të një padrejtësie shekullore , është edhe një model për gjithë rajonin për sa i përket fqinjësisë së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave si dhe harmonisë fetare”.

Në këtë ditë të shënuar, vijon ai, ne përulemi para atyre qindra dhe mijëra djem e vajzave, burrave e grave, që me përpjekjet e tyre të pareshtura duke mos kursyer as jetën, i sollën lirinë vendit tonë.

Më tej, Thaçi shpreh mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

“Atyre sot u themi se tek Kosova do të gjejnë gjithmonë një partner të besueshëm, që është renditur pa asnjë mëdyshje në anën e drejtë të historisë, në anën e atyre vendeve që synojnë të promovojnë lirinë, demokracinë dhe paqen”, shprehet Thaçi.

Zv/kryeministri Thaçi thekson se “shteti ynë i ri ka ende shumë sfida të trashëguara e të reja për të përballur, por historia që kemi lënë pas na tregon se kemi kapërcyer vështirësi edhe më të mëdha se këto, prandaj jam i bindur se të bashkuar ne do ia dalim që ta bëjmë Kosovën një vend me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, anëtare të denjë të komunitetit Euro-Atlantik”.

“Miq të dashur kjo është toka jonë e lirë, ky është shteti ynë i pavarur, këto janë institucionet tona demorkatike , jemi ne ata që duhet t’i dalim zot shtëpisë sonë!”, përfundon Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.