Thaçi: Do të ishte mirë që Perëndimi dhe Rusia të gjejnë gjuhë të përbashkët
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, ka dhënë një intervistë për gazetën sllovenase “Dello” ku, mes tjerash, ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkan.
Thaçi është shprehur se ndikimi rus në rajon nuk është problematik sepse është rus, por për shkak të politikave aktuale të cilat po rrezikojnë unitetin dhe konceptin e BE-së.
Ai tha se shpreson se do të vijë dita kur Perëndimi dhe Rusia do të gjejnë gjuhë të përbashkët por se gjendja e tanishme nuk është e tillë dhe se ekziston frika se Rusia mund të përdorë Ballkanin dhe disa nga shtetet e Evropës Lindore për të dëmtuar projektin e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s në Ballkan.