Kosova

Thaci: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, eshte shprehur se do të zhvleresohej shtetësia e Kosovës nëse do të tërhiqeshin nënshkrimet nga dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin.
Thaçi në intervistë për RTK tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”.“Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton zhvleresim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh”, tha Thaçi.
Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet. Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.
“Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar. Gjithçka që është në suaza të demokracisë është e pranueshme. Është me rëndësi që të ketë më shumë komunikim më tepër marrëveshje për shtetformimin e Kosovës. Këtë e them për opozitës që të shikojnë mundësinë për forcimin e shtetit”.
Thaçi foli edhe për postin e presidentit të cilin pritet ta marre në vitin 2016. Ai tha se ky proces duhet shikuar si proces normal demokratik dhe se ai beson se marrëveshje në mes të LDK-së dhe PDK-së do të realizohet. “Unë kam pasur mundësi që të zgjedhem 2-3 herë president i Kosovës. Jam njeriu më i votuar në vend. Është një proces krejt i natyrshëm edhe zgjedhja e presidentti. Ai duhet shikuar si proces i natyrshëm. Do të respektohet në tërësi në mes të PDK-së dhe LDK-së. Kemi legjitimitet të plotë dhe jemi mazhorancë e fuqishme me rreth 90 vota. Do të jetë një proces transparent dhe në këtë drejtim nuk shoh asnjë problematik”.
Ai tha se Kosova pritet që më së largëti në pjesën e dytë të janarit do të marre rekomandimin për liberalizim, duke përsëritur edhe njëherë se ky proces është vonuar shumë për kosovarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button