☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.42 ▼1.12%
ARI 4,417 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,797 ▼ -2.98% ETH $2,062 ▼ -4.15% XRP $1.3662 ▼ -2.49% SOL $86.4800 ▼ -4.85%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.42 ▼1.12 % ARI 4,417 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi nderon serbët e vrarë në Hoçë të Madhe të Rahovecit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit gjatë viteve 1998-2000.

“Sot sapo vumë lule në këtë pllakë përkujtimore për 84 qytetarë serb të  Kosovës, jemi sot këtu për të kujtuar dhe lutur për viktimat gjatë dhe pas luftës pa dallim nacionaliteti”, tha Thaçi, njofton Klan Kosova.

Sipas Thaçit, familjarët e të  pagjeturve janë shembull për të gjithë të tjerët që siç tha ai “duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit tonë dhe se duhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë agoninë e familjarëve”.

“Nga familjarët e pagjeturve dhe takimet që  kemi zhvilluar me ta mësojmë se dhimbja është e njëjtë  për të gjithë, për secilin prind, për secilën familje, për secilin komunitet”.

“Për të vërtetën dhe pajtimin për të vërtetën kërkohet sakrificë dhe që kërkoj për të gjithë që të ngriten mbi vetveten mbi përkatësinë nacionale në shërbim të demokracisë, në shërbim të së ardhmes, në shërbim të europianizimit të Kosovës dhe shoqërisë multietnike në emër dhe shërbim të së ardhmes euroatlantike dhe evropiane të Kosovë”.

“Duhet të zbardhet fati i të pagjeturve, të ngadhënjejë drejtësia e të ndodh pajtim. Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës së errët por me mirëbesim dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen të gjithë pa dallim, ky është misioni ynë, vizioni ynë që të punojmë të gjithë pa asnjë dallim, qoftë politik, qoftë etnik, qoftë të besimit”, ka thënë ai.

Gjatë muajit korrik, kryetari i shtetit ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës  në fshatin Grackë të Lipjanit, vizitë kjo që pati nxitur reagime të mëdha, njoftonKlan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.