☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.54 ▲2.73%
ARI 4,408 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,836 ▲ +3.56% ETH $2,153 ▲ +5.06% XRP $1.4231 ▲ +3.48% SOL $91.1600 ▲ +5.78%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.54 ▲2.73 % ARI 4,408 ▲0.01 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.54 ▲2.73 % ARI 4,408 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi në Bruksel: Kosova e vendosur të bëhet anëtare e NATO-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e Presidencës, u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike.

Të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës. Më tej në njoftimin thuhet se presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja.

“Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.