🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,811 ▼0.2%
DOW 47,889 ▼0.62%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.17 ▼1.74%
ARI 4,786 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,113 ▲ +1.34% ETH $2,251 ▲ +1.46% XRP $1.3609 ▲ +0.27% SOL $85.3800 ▲ +1.69%
S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 % S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi në Pragë- Nënshkruhet sot marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit te Vishegradit (V4) dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që zhvillohet në Pragë.

Sipas një njoftimit të MPJ-së, Thaçi u takua mbrëmjen e djeshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Lubomir Zaoralek, e pas takimit dypalësh, të gjithë ministrat e Grupit të Vishegradit, ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, RCC-it, janë takuar edhe me zëvendëspresidentin e parë të Komisionit Evropian, F. Timmerman.

Në kuadër të sesionit plenar, sot ministrat e Grupit të Vishegradit dhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me zyrtarët e RCC-it dhe ata të Komisionit Evropian do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së, për raportet e progresit, për migrimin, bashkëpunimin rajonal, etj.

Gjithashtu, sot në samitin e Pragës, me një ceremoni solemne do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor dhe në fund do të mbahet edhe një konferencë për media.
Grupi i Vishegradit apo V4 është një forum apo aleancë e bashkëpunimit rajonal në mes të Republikës së Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.