🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.42 ▼3.26%
ARI 4,994 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,384 ▼ -0.1% ETH $2,336 ▲ +0.74% XRP $1.5356 ▼ -0.6% SOL $94.6400 ▲ +0.86%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi në Tiranë, në samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), të hënën dhe të martën në Tiranë mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse.

thaciKosova në këtë konferencë, që është më e rëndësishmja në rajon, po përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Përveç zëvendëskryeministrit Thaçi, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe pesë zëvendëskryeministra e ministra të rajonit dhe nëntë sekretarë të shteteve e zëvendësministra të tjerë.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Igor Lukshiq, zëvendëskryeministër, njëherësh ministër i Jashtëm i Malit të Zi, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, pastaj, ministri për Rini dhe Sport i Turqisë, Akif Cagatay Kiliç, ministri për Çështje Evropiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Moldavisë, Lulian Groza, etj.

Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkaq, në takimin e nesërm, ku ministrat e disa prej shteteve të Evropës Juglindore do të diskutojnë rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të lartë të BE-së, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.