🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.59 ▲1.76%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +0.99% ETH $2,187 ▲ +0.19% XRP $1.3398 ▲ +0.54% SOL $83.2100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi paralajmëron zhgënjim qytetar ndaj BE-së

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar tonet kritike ndaj Bashkimit Evropian, një ditë pas konkluzioneve të Këshillit Evropian për Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi tha se Kosova ka implementuar në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, prandaj ai tha se paqartësia e këtyre ditëve e Brukselit paraqet vonesë absurde për liberalizimin e vizave.

Ai tha se kjo vonesë e padrejtë e BE-së ndaj Kosovës po vonon edhe stabilitetin në rajon: “Qytetarët e Kosovës mund të shkojnë të kërkojnë dy shtetësi në vendet e rajonit. Shqiptarët në Tiranë e serbët në Beograd. Atëherë, çfarë po mbetet këtu? Qytetarët me plot të drejtë mund ta bëjnë këtë. Prandaj them se ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, edhe më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Prandaj BE-ja duhet ta ndryshojë këtë fjalor karshi Kosovës, duke thënë se ka dritë në fund të tunelit. Ne qorr nuk jemi, shohim. Me të drejtë çdo qytetar i Kosovës pret këto ditë rekomandim nga BE-ja dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë me të drejtë çdo qytetar mund të ndihet i ofenduar. Dhe për këtë, dy milionë qytetarë kanë të drejtë të dalin e të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë. Natyrisht, protestë të qetë”.

Thaçi tha se është i bindur që rekomandimi për vizat do të jepet javët e para të vitit 2016, por vonesat e pakuptimta tha se po shtyjnë qytetarët padrejtësisht në migrim, ekstremizëm.

Më i kujdesshëm në deklarata ishte kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se ka biseduar në mëngjes me shefin e BE-së në Kosovë dhe ai e ka siguruar se raporti për liberalizimin e vizave do të dalë shumë shpejt.

Pas diskutimeve, qeveria miratoi një deklaratë përmes së cilës shpreh qëndrimin se i ka plotësuar gjitha kriteret dhe pret që gjatë vitit 2016 kosovarët të udhëtojnë pa viza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.