🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.38 ▼2.25%
ARI 4,998 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,440 ▲ +0.13% ETH $2,341 ▲ +1.26% XRP $1.5370 ▼ -0.01% SOL $95.1400 ▲ +1.35%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.38 ▼2.25 % ARI 4,998 ▼0.21 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.38 ▼2.25 % ARI 4,998 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i ka filluar takimet e tij zyrtare në Republikën e Turqisë. Ai në një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu, ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare.

tha-ccedil-i-turqia-euml-sht-euml-partner-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-i-kosov-euml-s_2_hdThaçi dhe homologu i tij kanë shprehur gatishmërinë që t’i kultivojnë marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha sferat.

“Turqia për ne është një ndër partnerët kryesore ekonomik dhe të dy do të bëjmë përpjekje që t’i rrisim shkëmbimet tregtare dhe të shtohen investitorët në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

E përveç segmentit ekonomik, në takimin me ministrin e jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, Thaçi ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

Në emër të qeverisë turke ministri Çavushollu ka shprehur gatishmërinë që Turqia të rris përkrahjen konkrete në arsimim dhe në bazë materiale për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Gjithashtu, Çavushollu ka vlerësuar lartë edhe praninë e investitorëve turq në Kosovë dhe ka theksuar se qeveria turke do të inkurajojë të tjerë sipërmarrës turq që të vijnë të investojnë në Kosovë e të hapin biznese e vende të reja pune.

Si ish kryetar i Asamblesë së Këshillit të Evropës, ministri Çavushollu ka shpreh mbështetjen personale në jetësimin ne aspiratës së Kosovës për t’u bërë pjesë e KE-së.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Thaçi do të ketë takime edhe përfaqësues të tjerë shtetëror në Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.