Kosova

Thaci: Ulqini i bashkon njerëzit e Ballkanit (Foto)

Ulqini po më jep, atë që e konfirmon ndjenjën që kemi shumë kosovarë, ka thënë sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë shpalljes qytetar nderi i Ulqinit.

thaci-ulqini-i-bashkon-njer-euml-zit-e-ballkanit-foto_hd“Të jem një qytetar i Ulqinit së bashku me Edin është një nder i veçantë. Ju po ma jepni një dekoratë që veç e konfirmon atë që e ndjejmë shumë kosovarë – ne tashmë jemi ulqinakë dhe ndihemi në Ulqin si në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Ulqini me kalanë e vet, me detin e kaltër dhe me ulqinakët janë një urë midis Kosovës dhe Malit të Zi, ka shtuar Thaçi.

“Ne i gëzohemi progresit politik dhe dialogut midis malazezëve dhe shqiptarëve në Mal të Zi, sepse e dimë se veç me shqiptarët e integruar në Mal të Zi, Kosova përfiton dhe siguron ardhmërinë e vet. Kosova do të jetë fqinje dhe përkrahëse e Malit të Zi, sepse Ulqini na lidh dhe na përkujton historinë e përbashkët të dy popujve dhe Ulqini bashkon njerëzit edhe me mijëra kilometra larg Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Komuna e Ulqinit, në një ceremoni solemne për ditën e saj, po i shpallë qytetarë nderi edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me Malin e Zi, integrimin euro-atlantik dhe rolin shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi.

Paraprakisht është zhvilluar një takimi trilateral ndërmjet Thaçit, Ramës dhe Vujanoviqit në zyrën e kryetarit të komunës së Ulqinit. Pas takimit fillon edhe ceremonia zyrtare e shpalljes së Thaçit dhe Ramës qytetarë nderi të Ulqinit.

Gjatë rrugës, Thaçi është pritur edhe nga shqiptarë të shumtë, që kishin dalur për ta takuar atë në rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button