☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,856 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -0.96% XRP $1.3192 ▼ -2.61% SOL $80.9800 ▼ -3.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi urdhëron riplanifikimin e buxhetit, për ngritjen e pagave

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, kërkoi sot nga kabineti të kryhet sa më shpejt planifikimi i buxhetit për vitin 2011, për të plotësuar të gjitha zotimet që janë bërë nga Qeveria e Kosovës. 

Thaçi, në mbledhjen e parë të qeverisë në largim, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka hequr dilemat rreth ngritjes së pagave. 

Ai tha se mësimdhënësit, Policia e Kosovës, shërbyesit civilë, pensionistët, invalidët e luftës e familjarët e dëshmorëve, sikurse dhe minatorët, duke filluar nga 1 janari do të marrin pagat me rritje. 

Ai po ashtu premtoi zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës, ndërkohë që nga fillimi i vitit 2011 tha se do të zbatohet memorandumi me bizneset në Kosovë, ashtu siç edhe është bërë marrëveshja. 

Në këtë mbledhje të qeverisë, kryeministri në largim përgëzoi të gjithë mekanizmat që organizuan zgjedhjet në Kosovë, ndërsa duke theksuar se këto zgjedhje i kanë dhënë një hijeshi demokracisë shprehu besimin për një opozitë korrekte dhe demokratike. 

Ai theksoi se politika e kësaj qeveria me përfshirjen edhe të programeve të partive tjera, që mund të jenë pjesë e koalicionit do të vazhdojë deri në vitin 2014, për të vazhduar me forcimin dhe konsolidimin e Kosovës siç tha ai evropiane. 

Më tej, Thaçi pohoi se do të punojnë për hapjen e kufijve dhe fqinjësi të mirë për të gjithë. 

Në bazë të nenit 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimit të buxhetit, për financimin e projekteve apo programeve Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka ndarë mjete shtesë për përmbushjen e obligimeve që kanë marrë ministritë e Qeverisë së Kosovës, në të cilën bëjnë pjesë ngritja e efikasitetit në arsim, mirëmbajtjen e rrugëve, mirëmbajtja e objekteve të ndryshme. 

Në këtë mbledhje kabineti qeveritar i dha mbështetje kërkesës së ministrit në largim të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar për mbështetje financiare për finalizimin e fazës së pestë të projektit memorial “Adem Jashari”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.