“The Decent One” përkujton ditën e kujtesës së Holokaustit në Marubi
Në kuadrin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit, në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” do të shfaqet nesër në mbrëmje ora 19:00, filmi i titulluar “The Decent One”.
Në bashkëpunim me Ambasadën e shtetit të Izraelit në Shqipëri, në kuadrin e Ditës së Kujtesës së Holokaustit, edicionin e 6-të: “The Decent One” i regjisores Vanessa Lapa.
“Më datën 6 maj 1945, Ushtria Amerikane hyri në shtëpinë e Heinrich Miller në Gjermani, ku gjeti qindra letra, dokumente, fotografi e ditare”….
Filmi fokusohet mbi vetë jetën e Millerit, si një prej komandantëve në një prej masakrave më të mëdha që ka parë ndonjëherë njerëzimi.
Në një prej fjalimeve të tij, ai pati thënë se “arma më e fortë e politikës është arma e terrorit.