Thirrja “Mos votoni non gratat!” Nuk është ndërhyrje
Duke ndjekur një transmetim televiziv, ku moderatorja kishte të ftuar një gazetar, një deputet dhe një jurist, më la një shije të hidhur këmbëngulja e moderatores që gazetari të pohonte se thirrja e ambasadores Yuri Kim për të mos votuar NON GRATAT është ndërhyrje në procesin paraelektoral për zgjedhjet vendore që fillon në 14 prill. Nuk besoj se ajo gazetare ka aq mungesë intelekti sa të mos kuptojë që thirrja për të zgjedhur njerëz të ndershëm dhe jo të korruptuarit jo vetëm nuk është ndërhyrje, po një ndihmë e madhe. Ndofta, këtë urdhër i kishin dhënë të shkretës, prandaj bënte kokëforten ose njeriun që nuk kupton të vërtetën. Është koha që nga organet e zgjedhura qofshin ato vendoret të mos zgjidhen elementë që rendin qorrthi pas të korruptuarve. Është e qartë se në këtë rast thirrja bëhet direkt për Berishën dhe njerëzit e Rithemelimit të tij, edhe pse nuk përmendet me emër. Përveç doktorit, asnjë tjetër nga ata që janë shpallur NON GRATA nuk është përfshirë në këtë fushatë. Si ka mundësi që kjo gazetare dhe tërë berishistët po ulërijnë për ndërhyrje, kur thirrja për të mos zgjedhur njerëzit e një të korruptuari madhor, është një ndihmë tjetër e madhe e Washingtonit për popullin tonë?! Nuk e kuptoj pse është kaluar edhe caku normal i akuzave për ambasadoren e nderuar dhe SHBA-në, mbrojtësen konsekuente të vendit tonë?! Këtyre pseudodemokratëve ose pseudopatriotëve po u kujtoj vetëm disa çaste që SHBA-ja ka qenë në krah të tyre, madje duke ”thyer” edhe rregullat strikte të diplomacisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.