☁️
Tiranë 12°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,696 ▼1.18%
DOW 46,846 ▼1.21%
NASDAQ 22,396 ▼1.41%
NAFTA 95.07 ▲8.96%
ARI 5,130 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,244 ▼ -1.08% ETH $2,061 ▼ -0.74% XRP $1.3798 ▼ -1.36% SOL $86.4400 ▼ -0.83%
S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 % S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Kronika

Thoma Gëllçi për ATSH-në “Procesi i transformimit të RTSH-së, do të jetë i shpejtë dhe i gjithanshëm”

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi sot Thoma Gëllçin me shumicë të cilësuar, Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. Në mbledhjen e këshillit drejtues, Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota.

Nënkryetari i komisionit të medias, Alfred Peza tha se drejtori i ri i RTSH-së u zgjodh me konsensus.  “’Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota. Ai u zgjodh me shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH-së pavarsisht se për atë mjaftonte edhe shumica e thjeshtë e votave. Çka tregoi se ai ka marë mbështetje edhe nga opozita”

Thoma Gëllçi është një nga gazetarët që spikati në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve  90 -të .  Ai ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni”, ku dalloi me penën  e tij, më pas në gazetën “Zëri i Populli”,  të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor . Ai  është themelues i gazetës “24 orë”, një gazetë e cila është dalluar  në vërtetësinë dhe mrehtësinë e temave dhe shkrimeve që ka trajtuar . Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit gjate kohes kur ka qene kryeminister z. Ilir Meta .

Drejtori i sapozgjedhur i RTSH-se,  Thoma Gëllçi tha për ATSH se “me përmbylljen e procesit te zgjedhjes , hapet një rrugë e gjatë dhe jo e lehtë e transformimit të këtij institucioni të rëndësishëm.  Ai tha se procesi i transformimit do të jetë i shpejtë dhe i gjithanshëm”.

“Në terrenin mediatik shqiptar, Radio Televizioni Publik duhet të dallojë nga një mënyrë e veçantë perceptimi dhe pune. E veçanta e tij është se ky institucion nuk mund te jetë – dhe nuk do të jetë – thjesht nje stacion radioteleviz midis shumë të tjerëve qe i shërbejnë publikut me informacion dhe argetim. E veçanta e këtij Radiotelevizioni përcaktohet nga roli i tij si një mekanizëm shoqëror që u prin ndryshimeve pozitive në shoqëri. Në këtë kuptim, të gjitha platformat e tij mediatike (Radio ,TV, Website, lajmet, shfaqjet apo edhe çdo gjë tjetër) do të rikonfigurohen që t’i sherbejnë këtij qëllimi. Po kështu do të rregullohen marrëdheniet brenda rrjetit të RTSH. Gjithçka brenda programeve do të jetë e integruar dhe kjo do të reflektohet në strukturën administrative që do të përputhet me atë programore”.

Drejtori i ri pritet të fillojë detyrën javën e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.