☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.81 ▲2.76%
ARI 4,357 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,837 ▲ +0.87% ETH $2,524 ▲ +0.19% XRP $1.3867 ▲ +1.95% SOL $101.5700 ▲ +0.69%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,357 ▼1.17 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,357 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

TIA refuzon uljen e tarifave të shërbimit

Koncesionari i Aeroportit të Tiranës ka refuzuar të pranojë uljen e tarifave që vendosen ndaj linjave të fluturimit, një nga rekomandimet e para që është bërë në raportin e firmës BDO, e cila është përzgjedhur si ekspert i pavarur nga ana e qeverisë shqiptare për rishikimin e balancës ekonomike të kontratës.

Negociatat me palën e aeroportit të Rinasit kanë rinisur përpara një muaji, por burime konfidenciale për televizionin Klan bëjnë me dije se pretendimet për rritjen e të ardhurave dhe fitimeve përtej skenarit bazë të rënë dakord në kontratë janë kundërshtuar nga ana e koncesionarit.

Ndër të tjera, kompania kineze ka argumentuar se është në fazë investimi duke përmendur rinovimin e ambienteve të terminalit dhe zgjerimin e pistës së aeroportit.

Pritet që negociatat të kenë një fazë të dytë, e nëse nuk ka konsensus, qeveria mund të çojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar. Një vit më parë Avokatura e Shtetit kontraktoi një kompani të huaj për të dhënë asistencë teknike mbi këtë mosmarrëveshje nëse rruga e vetme që do të mbetej ishte arbitrazhi.

Në bazë të nenit 19.4 të kontratës së koncesionit, qeverisë shqiptare i buron e drejta për të nisur rishikimin e pavarur ekonomik, nëse një kompani që zgjidhet si eksperte konstaton se ka lindur një çekuilibër.

Në këtë rast, BDO ka gjetur se aeroporti i Tiranës ka realizuar 120 milionë euro më shumë të ardhura se skenari bazë për vitet 2004-2017, ndërsa vlerësohet se fitimet neto deri në fund të përfundimit të kontratës do të arrijnë në 290 milionë euro, nga 120 milionë që ishte rënë dakord në skenarin bazë të kontratës.

Tarifat e larta që i vendosen kompanive ajrore kanë bërë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta të biletave në rajon dhe Europë, ndërsa për momentin Rinasi është i vetmi aeroport që operon në territorin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.