☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.35 ▲3.3%
ARI 4,353 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,748 ▲ +1.04% ETH $2,521 ▲ +0.66% XRP $1.3884 ▲ +2.83% SOL $101.4800 ▲ +1.17%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.35 ▲3.3 % ARI 4,353 ▼1.27 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.35 ▲3.3 % ARI 4,353 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shtyhen bisedimet mes Iranit dhe vendeve të Gjirit për ngushticën e Hormuzit

TEHERAN, 14 shtator /ATSH-DPA/- Bisedimet mes Iranit dhe disa vendeve të Gjirit Persik për situatën në ngushticën e Hormuzit janë shtyrë, njoftoi Omani.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, bëri të ditur se takimi i planifikuar sot ishte shtyrë “në interes të arritjes së konsensusit“.

Ai theksoi se vendi i tij mbetet i angazhuar për të nxitur dialogun që mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin afatgjatë në rajon.

Ministri nuk dha një datë të re për zhvillimin e takimit dhe nuk shpjegoi arsyet e shtyrjes.

Në bisedime ishin ftuar ministrat e Jashtëm të Iranit, Irakut, Omanit, Kuvajtit, Bahreinit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.

Badr al-Busaidi dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, pritej t’u raportonin përfaqësuesve të qeverive për ecurinë e negociatave.

Teherani dhe Muskat kanë zhvilluar negociata prej disa javësh për krijimin e një mekanizmi që do të rregullonte trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo rrugë ujore është një pikë strategjike për tregtinë globale të naftës, gazit dhe plehrave kimike.

Për udhëheqjen iraniane, Ngushtica e Hormuzit është shndërruar në një mjet të rëndësishëm presioni në konfliktin me Shtetet e Bashkuara, të Amerikës.

Pas shpërthimit të luftës në fund të shkurtit, Irani kufizoi në masë të madhe lëvizjen e anijeve nëpër ngushticë, duke përdorur kërcënime dhe sulme ndaj anijeve.

Para konfliktit, ngushtica ishte e hapur për trafikun detar. Ndërkohë, Marina amerikane ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Irani kërkon lëshime nga qeveria amerikane në përputhje me ato të parashikuara në një marrëveshje kuadër të arritur në qershor.

Presidenti amerikan Donald Trump, nga ana tjetër, ka kërkuar të ushtrojë presion mbi Teheranin përmes asaj që e ka cilësuar si “luftë ekonomike“.

Përplasjet e armatosura mes SHBA-së dhe Iranit kanë vazhduar edhe në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.