☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,551 ▼2.19%
DOW 51,713 ▼1.2%
NASDAQ 25,280 ▼3.45%
NAFTA 104.39 ▲2.34%
ARI 3,890 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,975 ▼ -4.88% ETH $2,234 ▼ -4.59% XRP $1.2373 ▼ -4.3% SOL $94.1300 ▼ -6.95%
S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 % S&P 500 7,551 ▼2.19 % DOW 51,713 ▼1.2 % NASDAQ 25,280 ▼3.45 % NAFTA 104.39 ▲2.34 % ARI 3,890 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK-ja e dërgon në Kushtetueses konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se kërkesa lidhet me mënyrën e konstatimit të konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit, procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve, si dhe ndryshimin e mënyrës së votimit për nënkryetarët.

Tahiri ka deklaruar se PDK-ja pret që Gjykata Kushtetuese, para se të marrë vendim përfundimtar, të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së një mase të përkohshme.

Sipas tij, një masë e tillë është e nevojshme për të parandaluar, siç tha, pasoja juridike dhe institucionale, pasi Qeveria e zgjedhur një ditë më parë mund të vazhdojë të marrë vendime në një situatë që PDK-ja e konsideron jokushtetuese.

“Është imediate që fillimisht të vendoset masa në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata më të rënda në kuptimin juridik e institucional”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paralajmëruar se të martën partia do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, kësaj radhe me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë.

Qeveria “Kurti 4” u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Kabineti qeveritar mori votat e nevojshme, ndërsa tetë deputetë votuan kundër. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë në votim.

Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, gjatë së cilës kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar legjislaturën e 11-të, ndonëse ende nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja e ka kundërshtuar këtë procedurë dhe ka bojkotuar vazhdimin e seancës, duke pretenduar se janë shkelur dispozitat kushtetuese dhe ligjore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.