☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.06 ▼0.32%
ARI 4,722 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,645 ▲ +1.67% ETH $2,136 ▲ +3.7% XRP $1.3530 ▲ +2.45% SOL $84.2900 ▲ +1.08%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

TIKA i akordon MZHUT 30 mijë euro asistencë teknike

Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-dhe-Turizmit-Eglantina-Gjermeni-Foto-Florian-Abazaj-4-525x350Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi sot dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit.

Protokolli i këtij bashkëpunimi u nënshrua sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin.

“Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re,  si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësie të kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjitha projekteve teknike ekzistuese”, -theksoi Ministrja Gjermeni.Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni Foto Florian Abazaj (2)

Edhe Drejtori Ekzekutiv i TIKA-s për Shqipërinë, Cetin, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme. Në  aktivitet  ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidayet Bayraktar.

“Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie”,u shpresh z. Bayraktar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.