Kronika

Tirana nga 1 janari pa transport urban

Nga 1 janari 2016 Tirana nuk do të ketë shërbim urban. Përfaqësues të shoqatave të transportit urban janë takuar me kreun e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Në një dalje për mediat ata thanë se u fol për investime në sektorin e transportit publik, për biletat elektronike, për të cilat janë dakord, por këmbëngulin në rritjen e çmimit të biletës.

“Më 1 janar nuk ka transport publik, nuk jemi në gjendje. Nuk ka shërbim. Që nga dhjetori i 2014 nuk kemi çmim bilete, aktualisht punojmë një vit pa çmim bilete”, tha një përfaqësues i shoqatës së transportit.

Ata deklaruan se kanë 4-5 muaj pa u dhënë pagat punonjësve, ndërsa janë zhytur në borxhe dhe kredi.

“Problemi ynë kryesor është çmimi i biletës. Sot kemi arritur atje ku nuk mban më. Dhe nëse është keqkuptuar në konferencë për shtyp, për greva, bëhet fjalë se ne nuk kemi mundësi të vazhdojmë më. Jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike. Jemi firma private, 7 kompani që po mbajmë 70% të ëlvizjes së Tiranës”, thanë ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button