☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,987 ▲ +0.25% ETH $2,100 ▲ +1.67% XRP $1.3426 ▲ +0.99% SOL $83.2000 ▼ -0.34%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Tirana, Shehi bën llogaritë: Mundësitë janë 50 me 50

Tirana bëhet gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës, atë me Dinamo Batumi e cila do të luhet në “Batumi Stadium” duke nisur nga ora 19:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi ka dalë në një konferencë për shtyp duke parashtruar objektivat dhe duke e konsideruar gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit.

“Pas ndeshjes së parë kemi informacion më të detajuar dhe synojmë të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë në ndeshjen e nesërme. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent dhe të kujdesshëm në një sfidë që me rezultatin e ndeshjes së parë është gjithmonë e hapur. Jam i kënaqur me grupin e lojtarëve që kemi, pavarësisht se kush e nis nga fillimi apo nga stoli”.

“Mendoj se mund të ketë ndryshime në skuadër, por e rëndësishme është që lojtarët që vijnë nga stoli të mund të ndryshojnë atë situatë që nuk po e bëjmë mirë. E rëndësishme është që kemi një grup të mirë, pavarësisht se kush e nis nga fillimi apo nga stoli. Të gjithë të jenë aty ku duhet për të rikuperuar dhe vlerësuar situatat, për të dhënë më të mirën e mundshme”.

“Shanset për të dyja skuadrat janë të barabarta. Ne do të provojmë mundësitë tona duke qënë të vetëdijshëm për atë që duhet bërë. Situatat janë të rëndësishme në futboll, sepse ndryshojnë rrjedhën e lojës. Duke i vlerësuar këto situate dhe duke qenë të përqëndruar, shanset për kualifikim rriten. Shpresojmë të shfrytëzojmë sa më mirë mundësitë që do na krijohen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.