Kronika

Tiranë, i thyen krahun fëmijës 3-vjeçar të fqinjit, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili akuzohet se ka plagosur me mjete të forta fëmijën 3-vjeçar të fqinjit.

Në pranga ka rënë Sami Sula, i cili akuzohet për “plagosje me dashje”. Sipas policisë, mësohet se Sula i ka thyer krahun e majtë fëmijës me inicialet R.GJ, 3 vjeç.

Ka qenë babai i fëmijës ai që ka bërë kallëzimin në polici ndaj fqinjit të tij. Nuk dihen arsyet e goditjes ndaj fëmijës së mitur dhe policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button