Tiranë, përplasen dy automjete , 4 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Krrabë-Ibë. Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip “Ford” me targë AA730 AD është përplasur me një “Renault” me targë AA745EK.
Për pasojë katër persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip “Ford”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.