☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.51 ▲3.84%
ARI 4,339 ▼1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,208 ▲ +2.2% ETH $2,131 ▲ +3.06% XRP $1.4063 ▲ +0.98% SOL $90.1100 ▲ +3.42%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,339 ▼1.54 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,339 ▼1.54 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Tiranë, protestë e shoqatës “Çamëria” para vizitës së ministrit të Jashtëm grek

Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Tiranë, shoqata “Çamëria” ka organizuar një protestë para Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, Kotzias ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme.

Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të heqë Ligjin e Luftës.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të “ndahen gjërat: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë”.

“Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi.

Orët e fundit përpara vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Tiranë, ishin shumë intensive në të dyja kampet. Pretendimeve të homologut të tij grek, apo asaj që në mediet e shtetit fqinj u quajt si “Dosja Kotzias”, të cilën ky i fundit do ta paraqesë në Tiranë, Top Channel ka mësuar se ministri Ditmir Bushati do t’i përgjigjet me një dosje të tijën.

Mësohet se dosja e Kotzias, kryefjalë ka dy çështje: atë të kufirit detar dhe atë të të rënëve grekë në Shqipëri. Kryediplomati grek do të mbërrijë në Tiranë për të gjetur zgjidhje për këto çështje, të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme për ta.

Por “Dosja Bushati” ka si kryefjalë mbylljen e kapitullit të Luftës së Dytë Botërore, ku përfshihet edhe ligji grek i Luftës, i cili për palën shqiptare është absurd; sekuestro konservative për pronat e shtetit dhe shtetasve shqiptarë në Greqi, si dhe çështja çame.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.