Kronika
Tiranë, thyhet akulli, mbytet në liqen fëmija 12-vjeç
Një fëmijë 12-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në liqenin e Mzezit, në Tiranë.
Ai ka qenë duke luajtur me shokët, ndërsa liqeni kishte ngrirë.
Akulli është thyer dhe fëmija ka rënë brenda.
Paraprakisht mësohet se në rrezik për jetën është dhe një bashkëmoshatar i tij.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia e Tiranës.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e RENEA-s.
Ende nuk dihet identiteti i fëmijës së mbytur.