Bota
Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me refugjatë
Një tjetër tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Kanalin e Siçilisë, 35 milje larg brigjeve të Libisë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Italiane, Ansa, dyshohet se rreth 20 – 30 emigrantë, kanë humbur jetën për shkak të fundosjes së varkës me të cilën udhëtonin.
Aktualisht ekipet e shpëtimit po i vijnë në ndihmë personave të tjerë që ndodheshin në këtë varkë.
Emigrantët mësohet se ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë ndërsa ende nuk dihet numri i tyre.