☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,450 ▲ +0.54% ETH $2,299 ▲ +2.16% XRP $1.3640 ▲ +0.36% SOL $85.3400 ▲ +0.29%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tmerr në Vlorë, dhunon ish-bashkëshorten në mes të rrugës e në sy të fëmijëve

Një person është ndaluar nga Policia e Vlorës pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke dhunuar ish-bashkëshorten e tij në rrugë në qytetin e Vlorës.

Gruaja e re mban në krahë një fëmijë që qan dhe një tjetër fëmijë të mitur për dore, por kjo nuk e ka penguar ish-bashkëshortin e saj që ta godasë dhunshëm në sy të tyre.

Kalimtarët kanë ndërhyrë për të penguar personin që të mos e dhunojë me bashkëshorten e tij, ndërsa ka reaguar edhe Policia e Vlorës.

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar menjëherë shtetasin Ilirjan Pajo, 44 vjeç banues në lagjen “11 Janari” në Vlorë.

Sipas policisë, paraditen e sotme në orën 10, në Tregun e Madh në lagjen “28 Nëntori”, për motive të dobta, ai ka shkaktuar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Arrestimi është bërë në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, ndërsa dhunuesi po përpiqej t’i ikte policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.