🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,480 ▲ +1.06% ETH $2,121 ▲ +1.24% XRP $1.3585 ▲ +0.97% SOL $85.8000 ▲ +0.95%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…

Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë, duke ndaluar kandidimin e të tjerëve.

Topi ironizoi Berishën dhe fishekzjarret që shpërthyen në seli, pas garës që Berisha zhvilloi me veten.

“I jam përgjigjur ftesës me respekt ndaj emisionit, pasi sinqerisht nuk do të kisha dëshirën më të vogël të rikthehesha për të komentuar profilin e kryetarit të përjetshëm të Partisë Demokratike. Gjithsesi jam këtu në respekt të komunikimit me ju, median, publikun. Me vjen keq që nuk kam përjetuar këto momente hareje, fishekzjarresh. Një emocion i veçantë. Lumë ai që i ka parë live…

Më pyetët si e keni përjetuar, në sa gara e keni parë. Në të gjithë garat.

Nuk mund të them që PD e ka patur një demokraci në standard, por gjithsesi ekzistonte një frymë që konsiderohej me alternativë mendimi, sepse në vendimarrje nuk besoj të ketë njeri të thotë që në garë me Berishën mund të fitonte.

Ka qenë e ndërtuar në mënyrë të tillë, që ai kishte kontroll absolut mbi strukturat dhe votat e demokratëve. Por, ajo që më ka mbetur në mendje, është momenti kur ai është larguar me dorëheqje, është zhvilluar një garë në kushtet e anormalitetit mes të ndjerit Olldashi dhe zotit Basha. Çdo votues që shkonte për të votuar, ishte i identifikuar me numrin e serisë. Përfytyro në çfarë niveli fyerje shkonte raporti mes Berishës dhe anëtarëve të PD”, deklaroi Topi.

Topi deklaroi se problemi i Berishës nuk është më politik por karakterial.

“Është situatë komplekse. Nuk e di kush do ta marrë përsipër të analizojë nëpërmjet një vepre që do të vlente për historinë e tranzicionit politik, për të analizuar politikisht ecurinë e PD-së në 35 vite dhe specifikisht figurën e Sali Berishës. Mendoj që pas kaq vitesh, është ezauruar mundësia për ta analizuar politikisht Sali Berishën. Mendoj se është ezauruar gjithcka, nuk ka mbetur asgjë pa u thënë. Kanë folur të gjithë, janë bërë debate, ai është aty.

Ndryshe nga herët e tjera, mos mendo që edhe më parë nuk e kam patur këtë mendim. Por vjen një moment që njeriu nxjerr edhe atë që ka rezervë. Sot, duhet folur më shumë për strukturën karakteriale të Sali Berishës, sepse politikisht gjithçka ësht mbyllur dhe ezauruar, për mua ai nuk është figurë politike më, por një shprehje e një karakteri i cili ka lindur me të, ka patur modifikime të veta kur ka qenë i ri dhe pastaj kur është futur në lëvizjen studentore ka ekspozuar qëllime të dashura për njerëzit, por ka patur karakterë që doli kohë pas kohe dhe sot është i ekspozuar në publik.

Nuk mbaron problemi këtu, nuk është problemi vetëm te një individ, pasi ai mund të luajë mendsh, por edhe raporti me të tjerët. Kemi defekt të madh si shoqëri, nuk vlen vetëm në raportet e Berishës me elektoratin, e njëjta gjë ndodh edhe në krahun tjetër. Nuk di një shoqëri tjetër, që të jetë orientuar kaq keq me projeksionin e të ardhmes së tij”, deklaroi Topi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.