☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,656 ▼ -0.16% ETH $2,126 ▼ -0.22% XRP $1.4330 ▼ -0.82% SOL $88.8300 ▲ +0.4%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Topi: Jo qeveri teknike, ja me kë do të bëjmë koalicion

Fryma e re Demokratike deklaron se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit por nuk ka ende një vendimmarrje se me cili koalicion do të rreshtohet.

FRD ka mbledhur asamblenë drejtuese për të analizuar situatën parazgjedhore që sipas kreut të saj Bamir Topi vlerësohet si më e rënda në 25 vite demokraci.

Situata parazgjedhore tepër e rëndë, përgjegjësi direkte e parlamentit. Komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë të qëllimshme është braktisur për të krijuar alibi për zgjedhjet që vijnë. Përfshirja e FRD në koalicione do të varet nga mënyra sesi do të sillen aktorët politik. Sot situata më e rëndë se në 25 vite nga sa unë mbaj mend. Asnjëherë dialogu politik s’ka qenë në këtë gjendje. Një forcë politikë nuk hyn më zgjedhje një tjetër është ambigue të hyjë a të mos hyjë”, u shpreh Topi.

Kreu i FRD shprehet kundër zërave që kërkojnë shtyrjen e datës së  zgjedhjeve duke u distancuar edhe nga kërkesa e opozitës për qeveri teknike.

Nuk kemi qenë për qeveri teknike, këtu ndahemi me opozitën. Ka mungesë totale transparence, ka mungesë predispozicioni për të hyrë në komisionin e reformës zgjedhore. Të ikin militantët partiak nga komisioni që procesi të dalë nga partitë. Procesi ka dështuar nga mënyra si sillen partitë, të atyre qe kërkojnë ta marrin pushtetin në tavolinë. Duhet respektuar data e zgjedhjeve dhe duhet respektuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore që duhet të mblidhet urgjentisht. Do vendimmarrje në parlament kërkon kohë të implementohet për të mos e lënë për minutën e fundit”, tha ai.

Ish presidenti i bën apel faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë me urgjencë për të ndërmjetësuar politikën e trazuar shqiptare ku sipas tij mungon totalisht transparenca ndërsa politika e shtetit është spostuar nga institucionet nëpër kafene.

Qëndrimet politike të forcave qe sot janë në lojë kanë marrë trajta qesharake. Është shumë e vështirë të deshifrohen kodet sesi sillen partitë politike dhe aktorët kryesor. Forcat politike të papërgjegjshme e kanë lënë situatën në rënie të lirë për zgjedhjet. Presidenti ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë mbi palët por ka qenë palë. Ndaj dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, të hyjnë me shpejtësi për të ndërmjetësuar. Kam humbur çdo shpresë nga aktorët e politikës shqiptare sepse çdo gjë po e bëjnë në kafene e hotele. Nëse shteti rreshket nëpër kafene e çadra nuk ka asnjë lloj shansi të bëhet”, u shpreh Topi në asamblenë drejtuese të FRD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.