⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

TORONTO – Zelensky mbërrin në Kanada për bisedime mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës

TORONTO, 10 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka mbërritur në Kanada për të zhvilluar bisedime të përqendruara në mbrojtjen ajrore dhe përgatitjet përpara dimrit.

Në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, Zelensky tha se Kanadaja ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të afërt të Ukrainës dhe se janë planifikuar takime dhe marrëveshje të rëndësishme, përfshirë një takim me kryeministrin Mark Carney, të cilat do të formësojnë bashkëpunimin dypalësh dhe do të konsolidojnë nivelin tashmë strategjik të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Fokusi kryesor do të jetë mbështetja e Ukrainës në mbrojtjen e qiellit tonë dhe përgatitjet për dimër. Do të diskutojmë se si ta forcojmë qëndrueshmërinë tonë, ta mbështesim popullin tonë dhe të sigurojmë që Ukraina të ketë kapacitetet që i nevojiten për t’u mbrojtur”, tha Zelensky.

Ai bëri të ditur se edhe zonja e parë Olena Zelenska është planifikuar të marrë pjesë në aktivitete në Kanada, përfshirë një takim me “filantropë që mbështesin Ukrainën”.

Vizita e presidentit ukrainas vjen pasi ai vizitoi Norvegjinë, ku dje mori pjesë në një ceremoni për mbretin e ndjerë Harald V.

Më pas, gjatë rrugës për në Kanada, Zelensky u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir, në Aeroportin Ndërkombëtar të Keflavikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.