⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Energjia dhe karburantet shtrenjtojnë jetesën në Gjermani, inflacioni pranë 3%

FRANKFURT, 10 shtator /ATSH-DPA/- Lufta me Iranin ka rritur çmimet e energjisë dhe, si pasojë, ka shtrenjtuar jetesën në Gjermani.

Çmimet që paguajnë konsumatorët u rritën me 2,9% në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, konfirmoi sot Zyra Federale e Statistikave.

Kjo është rritja më e madhe e çmimeve në Gjermani që nga dhjetori i vitit 2023, kur inflacioni ishte 3,7%.

Ekonomistët presin që çmimet të vazhdojnë të jenë të larta edhe në muajt e ardhshëm.

Instituti “Ifo” parashikon një inflacion mesatar prej 2,8% për vitin 2026 dhe rreth 3% në vitin 2027.

Energjia është faktori kryesor pas rritjes së çmimeve.

Në gusht, karburantet dhe ngrohja kushtuan mesatarisht 10,5% më shumë se një vit më parë.

Vetëm karburantet u shtrenjtuan me 27,7%, ndërsa karburanti për ngrohje me gati 50%.

Çmimet e larta të energjisë, mund të sjellin rritje edhe në produkte të tjera, pasi transporti, ruajtja dhe ftohja e ushqimeve bëhen më të shtrenjta.

Kompanitë mund t’ua kalojnë këto kosto shtesë konsumatorëve, përmes çmimeve më të larta.

Një lajm pozitiv është se çmimet e ushqimeve pothuajse nuk shënuan rritje, në gusht ishin vetëm 0,1% më të larta se një vit më parë.

Rritja e inflacionit, do të thotë fuqi blerëse më e ulët, me të njëjtën shumë parash, njerëzit mund të blejnë më pak.

Për këtë arsye, konsumatorët po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet e mëdha, duke reduktuar konsumin privat. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.