☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -1.45% ETH $2,056 ▼ -0.85% XRP $1.3189 ▼ -2.63% SOL $81.0200 ▼ -3.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Tragjedia e avionit MH17, Rusia vendos veton për tribunalin ndërkombëtar

Rusia ka përdorur veton e saj në OKB për të bllokuar një projekt-rezolutë për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar fatkeqësinë ajrore të fluturimit MH17 në korrik të 2014-ës.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Rusia ishte i vetmi vend që kundërshtoi këtë nismë të mërkurën, ndërsa 11 anëtarë të tjerë të përhershëm mbështetën projekt-rezolutën. Angola, Kina dhe Venezuela abstenuan.

Avioni i “Malaysia Airlines” me 298 persona në bord ishte duke udhëtuar nga Amsterdami në drejtim të Kuala Lumpur, kur u rrëzua më 17 korrik 2014.

Perëndimorët gjithmonë kanë drejtuar gishtin nga rebelët pro-rusë në Ukrainë, si shkaktarë të tragjedisë, por vetë rebelët kanë thënë se nuk janë përgjegjës për vdekjen e rreth 300 vetave.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin korrik, Gerard van Bohemen tha se propozimi erdhi si një akt i përbashkët i Malajzisë, Australisë, Holandës, Belgjikës dhe Ukrainës, për të ndjekur penalisht të gjithë të dyshuarit që kanë gjuajtur në avionin.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Genady Gatilov e ka quajtur propozimin “të vonshëm në kohë dhe kundërproduktiv”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.