Tragjike në Durrës, mbytet në det një 4-vjeçare
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, tek vendi I quajtur si Shkëmbi i Kavajës.
Burime bëjnë me dije se një vajzë e moshës 4-vjeçare është mbytur në det.
Mësohet se trupi i të miturës me iniciale E.M u nxorr në breg nga dallgët e detit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.