🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.28 ▼5.49%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,454 ▲ +0.56% ETH $2,179 ▲ +0.59% XRP $1.4212 ▲ +0.1% SOL $92.7800 ▲ +1.17%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.28 ▼5.49 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Sporti

Trajneri, prindi dhe fëmija; trekëndëshi që vendos gjithçka në futbollin e moshave

Në futbollin e moshave, gjithçka nis nga një figurë që shpesh keqkuptohet; trajneri. Për një fëmijë, trajneri nuk është thjesht ai që vendos formacionin apo organizon stërvitjen. Ai është udhërrëfyesi, modeli, shpesh edhe “heroi” i parë jashtë familjes. Në sytë e një fëmije, trajneri duhet të jetë i drejtë, i durueshëm, i aftë të dëgjojë dhe të kuptojë. Gjithsesi, realiteti shpesh devijon nga ky ideal.

Sot, jo rrallë, roli i trajnerit në moshat e reja banalizohet. Ekziston një perceptim i gabuar se mjafton pasioni për sportin apo mundësia ekonomike për të hyrë në këtë profesion. Marrja e një licence, apo më keq, sigurimi i saj në mënyra “alla shqiptarçe”, nuk të bën automatikisht trajner. Trajneri i vërtetë formohet përmes njohurive pedagogjike, psikologjike dhe një etike të fortë profesionale. Ai duhet të dijë të edukojë përpara se të kërkojë rezultate, të zhvillojë karakter përpara se të kërkojë fitore.

Një trajner i moshave nuk punon me “lojtarë”, por me fëmijë në formim. Ai duhet të kuptojë se çdo fjalë, çdo reagim, çdo vendim i tij lë gjurmë. Një kritikë e gabuar mund të shkatërrojë vetëbesimin, ndërsa një mbështetje e sinqertë mund të ndërtojë personalitet të fortë. Kjo është diferenca mes një trajneri të zakonshëm dhe një “edukatori sportiv”.

Zhvillimi i një fëmije në sport nuk varet vetëm nga trajneri. Roli i prindit është po aq vendimtar. Në teori, prindi duhet të jetë mbështetje, motivim dhe ekuilibër emocional. Ai duhet të ndihmojë fëmijën të shijojë procesin, të mësojë nga humbjet dhe të rritet si individ, ta bëjë këtë bashkë me trajnerin. Në praktikë, shpesh ndodh e kundërta.

Presioni i tepërt, ndërhyrjet në vendimet e trajnerit, krahasimet me fëmijët e tjerë apo ambiciet personale të prindit janë ndër faktorët që dëmtojnë zhvillimin e shëndetshëm të një lojtari të ri. Fëmija fillon ta shohë futbollin jo më si pasion, por si detyrim. Ai humbet spontanitetin, kreativitetin dhe, mbi të gjitha, kënaqësinë për lojën.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe futboll

Prindi duhet të kuptojë një parim thelbësor: fëmija nuk është projekt i papërfunduar i ëndrrave të tij, por individ me ritmin dhe dëshirat e veta. Detyra e prindit nuk është të krijojë një kampion me çdo kusht, por të mbështesë një proces të shëndetshëm zhvillimi, ku sporti është mjet edukimi dhe jo burim stresi.

Në këtë “ekuacion”, bashkëpunimi mes trajnerit dhe prindit është çelësi. Kur të dyja palët ndajnë të njëjtin vision; edukimin përpara rezultatit, procesin përpara trofeut, atëherë krijohet një mjedis ku fëmija mund të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.

Futbolli i moshave nuk është një miniaturë e futbollit profesionist, por themeli i tij. Dhe nëse ky themel ndërtohet mbi keqkuptime, mungesë profesionalizmi dhe presion të gabuar, atëherë edhe ngjitja në majë do të jetë e brishtë. Nëse gjithçka ndërtohet mbi edukimin, durimin dhe dashurinë për lojën, atëherë binomi trajner-prind jo vetëm do të prodhojë lojtarë më të mirë, por mbi të gjitha njerëz më të mirë për shoqërinë.

Në fund të ditës, pyetja nuk është “sa ndeshje fitoi fëmija?”, por “çfarë njeriu po bëhet ai?” Një trajner i mirë ndërton karakter; një prind i mirë krijon qetësi. Kur këto dy botë bashkohen, lind futbollisti i së nesërmes. Kur përplasen, humb vetë fëmija.
* Trajner profesionist futbolli, UEFA A

The post Trajneri, prindi dhe fëmija; trekëndëshi që vendos gjithçka në futbollin e moshave appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.